spot_img
E diel, 1 Mars, 2026
23:45
HomeRajoniShqipëriaEkstradohen nga Gjermania dhe Italia tre persona të shpallur në kërkim për...

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre persona të shpallur në kërkim për drogë, korrupsion dhe…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Finalizohen edhe tre faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion.

- Advertisement -

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët, specialistët e Drejtorisë së Interpolit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, finalizuan procedurën për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në qershor të vitit 2023, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

- Advertisement -

Po nga Italia u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Genci Balla, 51 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi Genci Balla ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 2 vjet, 2 muaj e 23 ditë burgim), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted” vijon. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat