spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeKosovaQeveriaEkzekutivi miraton buxhetin për vitin 2025

Ekzekutivi miraton buxhetin për vitin 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin në vlerë të mbi 3 miliardë eurove për vitin 2025.

Kryeministri Kurti ka thënë se rritja e buxhetit po bëhet nga Qeveria e parë që e përfundon mandatin deri në fund.

- Advertisement -

“Për vitin 2025 shënon niveli e 3 miliard e 608 milion euro. 105 milionë euro janë ndarë për nevoja të shëndetësisë, me qëllim që të sigurohen barnat esenciale, ndërsa 87 milionë euro i kemi planifikuar për siguri dhe mbrojtje. Bujku ynë do të vazhdoj qe të jetë më i mbështetur në rajon me subvencione dhe grante. Për investime infrastrukturore janë ndarë 930 milionë euro për ndërtimit të hekurudhave, rrugëve e autostradave. Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesë veriore të vendit. Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komunat”, ka thënë Kurti.

Kurse ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i vitit të ardhshëm është 9 për qind më i lartë se buxheti i vitit paraprak dhe është “buxhet më gjithëpërfshirës”.

- Advertisement -

“Mund të them se në shumicën e ekonomive në botë njëra prej shqetësimeve është rritja e çmimeve, ne kemi arritur që ta stabilizojmë inflacionin. Tani që kemi uljen e normës së inflacionin mund të them që ekonomia e vendit po i kthehet ritmit të rritjes ekonomike, e që për vitin e ardhshëm pritet që të jetë 5.6 ne terma real. Sektorët kryesor qe kanë pasur prioritete në buxhetim kanë qenë sektori i mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës e të tjera. Është një buxhet gjithëpërfshirës”, tha Murati.

Projektligji për buxhetin do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat