Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk mbyllet asnjëherë në paqe. Pas sfidës së fituar 2-1 nga Los Blancos, pati tension në Bernabeu.
Lamine Yamal ishte i papërmbajtshëm, teksa u bë me nerva dhe tregoi gatishmërinë për t’u përballur fizikisht me kundërshtarët.
“Shihemi jashtë”, dëgjohet të thotë Yamal, me shokët e skuadrës që përpiqen që ta nxjerrin jashtë sulmuesin katalanas.
Nuk mungoi përgjigja e Carvajal aty në fushë, me mbrojtësin e Realit që bën shenja që lënë të kuptojnë sikur dëshiron t’i thotë që Yamal flet shumë.
As Vinicius nuk qëndroi “duarkryq”, pasi braziliani u pozicionua në mbrojtje të shokëve të ekipit.
Me kaosin që po përshkallëzohej, ishin forcat e sigurisë që neutralizuan situatën dhe shoqëruan lojtarët jashtë fushe.



