spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:50
HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi: 36,500 pako me fletëvotime nga Diaspora arrijnë në KQZ

Elezi: 36,500 pako me fletëvotime nga Diaspora arrijnë në KQZ

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë arritur në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pakot e para me fletëvotimet nga Diaspora. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj së gjatë mbrëmjes së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë sjellë 36,500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Elezi tutje ka thënë se sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë.

- Advertisement -

“Aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025”, ka shtuar Elezi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat