spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
16:01
HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi: Janë rinumëruar 49% e vendvotimeve, mbi 1,300 ende në proces

Elezi: Janë rinumëruar 49% e vendvotimeve, mbi 1,300 ende në proces

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 19 komuna, ndërsa procesi vazhdon edhe në 19 komuna të tjera.

- Advertisement -

Sipas Elezit, nga fillimi i rinumërimit më 13 janar e deri tani janë rinumëruar rreth 49 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1,240 nga gjithsej 2,557 vendvotime.

“Procesi i rinumërimit është përfunduar në 19 komuna, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 1,300 vendvotime për t’u rinumëruar, të cilat i takojnë 19 komunave të tjera,” tha Elezi.

- Advertisement -

Ai theksoi se KQZ është duke u angazhuar maksimalisht që procesi të përmbyllet sa më shpejt, në mënyrë që të hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Po përpiqemi që rinumërimi i të gjitha vendvotimeve të mbetura të përfundojë në kohën më të shkurtër të mundshme, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare,” ka thënë Elezi.

Ai shtoi se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e më pas, nëse ka nevojë, edhe në Gjykatën Supreme.

Vetëm pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave, vendimmarrjes dhe zbatimit të vendimeve përkatëse, KQZ do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve dhe përmbylljen përfundimtare të procesit zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat