spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
23:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi: Në QNR janë numëruar 19 kuti votimi me postë,

Elezi: Në QNR janë numëruar 19 kuti votimi me postë,

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i përkasin votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, njoftoi se nga pasdita e ditës së shtunë e deri në mesnatë janë numëruar gjithsej 19 kuti votimi, brenda të cilave ndodhen pakot me fletëvotime që deri më tani kanë arritur në Kosovë.

- Advertisement -

“Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7) dhe Mitrovicë e Jugut (2/5)”, tha ai.

Ai theksoi se procesi i numërimit në QNR po vazhdon sipas komunave dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara nga KQZ.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat