spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:12
HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit

Elezi: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka mbajtur konferencën e parë për media ku folur për fillimin e procesit të votimit.

Gjatë kësaj konference, Elezi bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit.

- Advertisement -

Po ashtu, u njoftua se sipas informacioneve të marra nga KQZ, procesi i votimit ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit.

Gjatë ditës së sotme, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

- Advertisement -

“Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot. Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1,316,672 të cilët janë të shpërndarë në 18 komuna. Përveç organizimit të votimit në vendvotime të rregullta, KQZ do të organizojë votimin edhe përmes ekipeve mobile/lëvizëse për 2,541 votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar dhe evidentuar paraprakisht”, tha ai.

Në këtë konferencë të parë, KQZ ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese: të drejtën për të votuar, si dhe u njotuan se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku janë caktuar të votojnë.

Konferenca e dytë e KQZ-së mbahet në orën 11:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë. Para kësaj konference, në orën 09:00 në platformën e KQZ-së do të https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ përditësohen të dhënat nga pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në atë kohë.

80 prokurorë kujdestarë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit  ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

“Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula po e mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit  i ka ftuar qytetarët e Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat