spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
10:18
HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi thotë se nesër përfundon numërimi i votave me postë

Elezi thotë se nesër përfundon numërimi i votave me postë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po synon që deri nesër të përfundojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Këtë e tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në deklarimin para medieve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku ende po vazhdon ky numërim.

- Advertisement -

Pas përmbylljes së këtij procesi, tha se aty do të nisë një tjetër numërim. E radha, sipas Elezit, është për votat me kusht nga 56 vendvotime sa ishin më 9 shkurt në gjithë Kosovën.

“Ne besojmë që brenda një kohe të shpejtë, deri ditën e martë do të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë, dhe pas kësaj do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, si dhe pastaj numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta. Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese, e pasi të marrim konfirmimin nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje në shqyrtim, në këto dy institucione, atëherë KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatin përfundimtar”, tha para gazetarëve, Elezi.

- Advertisement -

Ai sqaroi se çdo numërim që bëhet në QNR është i ankimueshëm, kjo sipas tij, do të thotë se subjektet politike do të mund të paraqesin ankesat e tyre për çdo administrim apo çdo numërim që zhvillohet në QNR.

“Ankesat duhet të paraqiten në PZAP, dhe ky institucion duke i mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme mund të vijë në QNR të shoh provat dhe ankesat që paraqiten në këtë institucion të cilat i shpërbejnë për të trajtuar lëndën për vendimmarrje”, tha tutje ai.

I pyetur nëse kanë ndonjë shifër të votave të pavlefshme, duke marr për bazë edhe zhvillimet e sotme brenda QNR-së, ku pati përplasje mes Sami Kurteshit të LVV-së e një përfaqësuesi të AAK-së aty, rreth shpalljes së pavlefshme apo jo të një fletëvotimi, Elezi tha se të gjitha statistikat e një procesi zgjedhor, edhe sa i përket fletëvotimeve të pavlefshme do t’i japin kur do të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Në rastet kur ka paqartësi nëse një fletëvotim duhet të llogaritet si i vlefshëm apo ndryshe, natyrisht që është PZAP-ja ku palët mund të paraqesin ankesat e tyre, e KQZ-ja në bazë të atij vendimi edhe do të veprojë”, sqaroi Elezi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat