spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:30
HomeTeknologjiElon Musk mund ta blejë TikTok-un?!

Elon Musk mund ta blejë TikTok-un?!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fati i TikTok mund të vendoset deri në fund të janarit, e deri atëherë, do vazhdojnë spekulimet se çfarë mund të ndodhë me platformën e njohur, e cila është në një betejë përfundimtare ligjore që do të përcaktojë të ardhmen në Shtetet e Bashkuara.

TikTok po përballet me një afat dhe dy zgjidhje: ose të ndërpresë lidhjet me kompaninë mëmë ByteDance ose të ndalojë së vepruari në tregun amerikan.

- Advertisement -

Spekulimi i fundit për atë që do të ndodhë dhe e cila tingëllon thuajse si një shaka e 1 prillit, është nisur nga ‘TheInformation’.

Ky portal informativ shkruan se Elon Musk është në qendër të vëmendjes si një blerës potencial i TikTok. Marrëdhënia e tij e ngushtë me Trump mund ta vendosë atë në një pozicion të mirë për të marrë drejtimin. Blerja e TikTok do të përshtatej me vizionin e Muskut për të krijuar një platformë gjithëpërfshirëse duke zgjeruar aftësitë e X.

- Advertisement -

Me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 430 miliardë dollarësh, Musk ka mjetet financiare për të bërë një blerje të tillë, ndoshta me ndihmën e një grupi investitorësh.

Duke folur për BBC gjatë sesionit të hapësirës në Twitter të mërkurën, Musk u pyet në lidhje me ndalimin e mundshëm të SHBA-së për aplikacionin kinez TikTok për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Si fillim, Musk deklaroi se ai nuk përdor TikTok, aplikacionin më të shkarkuar në dy vitet e fundit.

Ai gjithashtu ofron një vlerësim real të mundësisë së ndalimit.

“Unë zakonisht jam kundër ndalimeve. Dua të them, unë mendoj se do të ndihmonte Twitter nëse TikTok ndalohej pasi njerëzit do të kalonin më shumë kohë në Twitter dhe më pak kohë në TikTok. Megjithatë, edhe pse kjo do të përfitonte Twitter-in, në përgjithësi jam kundër ndalimit të gjërave”, deklaroi ai.

Projektligji për ndalimin ose shitjen e TikTok gëzon mbështetje dypartiake në Uashington.

Ndërhyrja e Trump ka të ngjarë të mos synojë përmbysjen e plotë të ligjit, por lehtësimin e shitjes tek blerësi i dëshiruar.

Palët e tjera të interesuara, si ish-CEO i Activision Blizzard, Bobby Kotick dhe miliarderi Frank McCourt, nuk kanë lidhje kaq të forta me Trump.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat