spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:35
HomeKulturëShowBizElsa Lila largohet papritur nga emisioni

Elsa Lila largohet papritur nga emisioni

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një situatë aspak e zakontë u regjistrua gjatë emisionit “People” të moderuar nga Flor Gjini, ku e ftuar ishte këngëtarja Elsa Lila.

Emisioni, kishte si temë kryesore promovimin e librit të saj të ri, “Mirë se erdhe në Rebibia”, si dhe një reflektim mbi ngjarjet e rëndësishme që kanë shënjuar jetën e këngëtares vitet e fundit.

- Advertisement -

Megjithatë, rrjedha e programit u tensionua në një moment, kur në ekranin e studios u shfaqën tituj të mediave online që risillnin në vëmendje arrestimin e Elsa Lilës nga policia italiane disa vite më parë, për përfshirje të supozuar në një grup kriminal italo-shqiptar. Këto pamje shkaktuan reagimin e menjëhershëm të këngëtares, e cila kërkoi largimin e tyre nga transmetimi.

“Ju lutem, mbuloni këto pamje me diçka tjetër. Këto janë histori të mbyllura, nuk ka nevojë të rikthehen. Përndryshe, do të largohem nga studio”, deklaroi Elsa Lila, duke vendosur në siklet moderatorin, Flor Gjini.

- Advertisement -

Ky i fundit, i kërkoi regjisë të ndryshonte ekranin dhe duke u përpjekur ta rikthente diskutimin në temën e dakordësuar.

Sipas Florit, qëllimi i intervistës ishte të fokusohej te libri i ri dhe të ndaheshin disa momente personale nga jeta e këngëtares.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat