spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
02:42
HomeSiguriaPoliciaElshani: Nuk jemi të sigurt nëse rasti ka ndodhur brenda Kosovës, po...

Elshani: Nuk jemi të sigurt nëse rasti ka ndodhur brenda Kosovës, po vazhdojnë hetimet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se “çdo gjë duhet të verifikohet dhe provohet” për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb në Leposaviq, për të cilin Policia paraprakisht lëshoi një njoftim për media.

Elshani se nuk janë “shumë të sigurt” nëse plagosja dhe rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

- Advertisement -

“Duke marrë parasysh që tash është duke u zhvilluar një hetim, ne nuk mund të japim më shumë informacione, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt a është në territorin tonë, a është në pikën zero, a është në territorin e Serbisë. Sepse është në atë zonë aty, sipas informacioneve që i kemi pranu. Policia është duke i zhvillu hetimet, kemi qenë atje, e kemi bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, por më shumë nuk mund të flas sepse janë hetimet në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, tha ai në një lidhje direkte në Frontal në T7.

Elshani tha se kanë intervistuar qytetarë dhe kanë mbledhur informacione që theksoi se “duhet të verifikohen”.

- Advertisement -

“Nuk jemi të sigurt çfarë saktë ka ndodhë në atë vend”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat