spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
11:02
HomeKosovaRrahmani kritikon ashpër pushtetin: Gjinovci dhe Gashi janë fytyra dhe forma e...

Rrahmani kritikon ashpër pushtetin: Gjinovci dhe Gashi janë fytyra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pasi në Kuvendin e Kosovës nuk u lejua diskutimi dhe vendosja si pikë e parë e rendit të ditës e draft-rezolutës për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rrahmani ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i ndërlidhur veprimet e tyre me figurat publike, Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi. Sipas tij, këta të fundit përfaqësojnë thelbin e mënyrës se si qeveris aktualisht LVV-ja.

- Advertisement -

“Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë”, ka shkruar Rrahmani.

Akuzat ndaj ministres Haxhiu Deputeti i opozitës ka shkuar edhe më tej, duke e cilësuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si financuese të ekspozitës që nxiti debate të shumta në opinionin publik. Ai akuzoi mazhorancën për bllokim të qëllimshëm të debatit parlamentar.

- Advertisement -

“Sot në Kuvend, financuesja e ekspozitës, Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosje dolën në mbrojtje të ekspozitës, duke mos lejuar debat në Kuvend për këtë çështje”, përfundoi Rrahmani.

Ky reagim vjen në vargun e përplasjeve të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës lidhur me dokumentimin e luftës dhe trajtimin e figurave që kontestojnë narrativën zyrtare të historisë së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat