spot_img
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
14:08
HomeSportEmërohet trajneri i Kosovës në basketboll

Emërohet trajneri i Kosovës në basketboll

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23 dhjetor 2025 në Prishtinë, ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2025 dhe Raportin Financiar për periudhën janar–nëntor, si dhe ka aprovuar Planin e Veprimit, Planin Financiar dhe Planin e Marketingut & Shpërndarjes për vitin 2026.

Një nga vendimet kryesore ishte vazhdimi i mandatit të Sekretares së Përgjithshme, znj. Elvira Dushku, në përputhje me Statutin e FBK-së.

- Advertisement -

Në aspektin sportiv dhe strategjik, Bordi ka emëruar Bujar Locin përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e para-kualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029, ndërsa ka miratuar edhe Planin Strategjik të FBK-së për periudhën 2026–2030, si dhe Planin Strategjik për zhvillimin e basketbollit 3×3, në funksion të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Vendimet përfshijnë edhe ndryshime në Komisionin për Nominimin e Personave Zyrtarë të Ndeshjeve, masa për rritjen e mbrojtjes kontraktuale të basketbollistëve vendorë në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertë ligjorë, si dhe miratimin e planit për zbatimin e rregullores që parasheh ndarjen e 10% të mjeteve për zhvillimin e gjeneratave të reja nga klubet e ProCredit Superligës, e cila hyn në fuqi nga janari 2026.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat