Mbrëmë gjatë debatit presidencial u përmend shkarazi çështja e ngrënjës së “çdo gjëje” që iu del përpara. Por kandidati për zëvëndës president nga kampi republican, Vance mbron komentet për të ngrënë kafshë shtëpiake, thotë se menaxheri i qytetit të Springfield nuk është ‘plotësisht I informuar”.
Sen. JD Vence këmbënguli në një intervistë se ka prova të emigrantëve që hanë kafshë në Springfield, Ohio, pavarësisht komenteve nga policia lokale dhe zyrtarët se nuk ka prova për të mbështetur pretendimet.
“Shumë banorë në terren kanë thënë se ka. Kjo thjesht do të thotë se menaxheri i qytetit, mendoj, nuk është plotësisht në kontakt me atë që po ndodh në terren atje,” tha ai. “Kam dëgjuar nga shumë prej zgjedhësve të mi që i kanë parë këto gjëra me sytë e tyre, të cilët i kanë parë këto rrëmbime me sytë e tyre, të cilët kanë parë patat duke u nxjerrë nga parqet lokale dhe duke u therur para syve të tyre. “