spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
20:13
HomeSiguriaPoliciaEnde misterioze paraqitja kriminale e dy personave mbrëmë në Prishtinë

Ende misterioze paraqitja kriminale e dy personave mbrëmë në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorët afër rrugës “Bardhyl Qaushi” mbrëmë në Prishtinë mbrëmë janë terrorizuar nga nga paraqitja vandale e dy personave me armë të gjata.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje gëzhojash.

- Advertisement -

“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash.

- Advertisement -

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar.

“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, tha Borovci.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat