spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:19
HomeSiguriaPoliciaEnde në arrati të dyshuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika

Ende në arrati të dyshuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmjen e 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, mbeti i vrarë Muhamed Lika, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Deri më tani, të dyshuarit për vrasjen e tij nuk janë kapur.

- Advertisement -

Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Muhamed Lika u varros të mërkurën në “varrezat e dëshmorëve” me nderime të larta.

- Advertisement -

Sakaq, dje, gjatë një konference për media, kryeprokurori Burim Çerkini tha se vrasja e rreshterit mund të ishte e planifikuar.

“Të dyshuarit nuk kanë përdorur maska, por kapela. Ka qenë errësire dhe identifikimi bëhet më i vështirë. Nuk ka të bëjë me ndonjë pistë të grabitjes, nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pasur për qëllim grabitjen. Vërehet qartë që qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi i rreshterit”, pati thënë Çerkini.

I ndjeri Lika la pas vetës gruan dhe nuk kishte fëmijë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat