spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:23
HomeEkonomiEnde pa nisur sezoni, Ksamili mbushet me turistë

Ende pa nisur sezoni, Ksamili mbushet me turistë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edhe pse vera ende nuk ka mbërritur, Ksamili vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituar nga turistët e huaj.

Në këto ditë pranvere, të huajt kanë nisur të zbarkojnë në këtë zonë bregdetare, duke sjellë një atmosferë të gjallë në rrugët dhe plazhet e qeta të Ksamilit.

- Advertisement -

Pamja e kristaltë e detit dhe qetësia që ofron natyra në këtë periudhë e bëjnë Ksamilin turistik një zgjedhje ideale për pushime pranverore.

“Ne udhëtojmë shpesh dhe kërkojmë vende të veçanta për të kaluar pushimet. Ksamilin e zgjodhëm për bukurinë natyrore që ofron. Ndihemi shumë mirë dhe do ta rekomandojmë edhe tek miqtë tanë”, shprehet turistja.

- Advertisement -

“Pranvera është perfekte për të vizituar Ksamilin. Është më e qetë, më freskët, dhe mund të shijosh më mirë natyrën dhe zonat përreth pa nxitim. Është një eksperiencë shumë relaksuese”, tha një tjetër.

Nuk janë vetëm plazhet mahnitëse ato që i tërheqin turistët në Ksamil. Gjatë pranverës, vizitorët e huaj shijojnë bukuritë natyrore, shëtitjet në natyrë dhe vizitat në sitet turistike pranë, si Parku Kombëtar i Butrintit apo ishujt e vegjël të Ksamilit.

“Pas disa kërkimeve në internet dhe rrjete sociale, vendosëm ta përfshijmë në itinerarin tonë në Shqipëri. Na surprizoi për mirë! Jo vetëm për detin dhe plazhet, por edhe për afërsinë me Butrintin, për shëtitjet në natyrë dhe për ushqimin fantastik që provuam”, nënvizoi turistja.

“E kishim parë Ksamilin në shumë video dhe foto në rrjetet sociale dhe na dukej si një vend i bukur për të pushuar. Kur erdhëm, kuptuam që realiteti është edhe më i bukur se sa ajo që kishim parë online. Uji është i kristaltë, natyra është e mrekullueshme dhe atmosfera shumë e qetë.”, tha turistja.

Shumë nga turistët e huaj thonë se për herë të parë janë njohur me Ksamilin përmes promovimit që i bëhet në rrjetet sociale. Fotot dhe videot që qarkullojnë në Instagram, TikTok e të tjerë janë ato që i nxisin të përfshijnë këtë perlë shqiptare në itinerarin e tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat