Një vit malli: Kujtimi për Haxhi Thaçin
Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, nipi i tij Endriti ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një mesazh plot emocion. Për familjen Thaçi, ky vit ka qenë një periudhë e përballjes me mungesën e njeriut që konsiderohej si burimi i urtësisë dhe stabilitetit.
Mesazhi i Endritit: Përmes një postimi në Instagram, Endrit Thaçi ka vënë theksin te rëndësia e këshillave dhe bisedave që ndante me gjyshin e tij.
“Një vit pa ty, gjysh! Më mungojnë shumë bisedat tona dhe këshillat e tua. Fjala jote e urtë dhe zemra jote e madhe do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për familjen tonë. Do të jetosh gjithmonë në kujtimet tona!” — ka shkruar ai.



