spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
23:50
HomeKulturë“Epoka e Inteligjencës Artificiale”, libri i tre mendimtarëve amerikanë mbi ndikimin e...

“Epoka e Inteligjencës Artificiale”, libri i tre mendimtarëve amerikanë mbi ndikimin e IA-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë (COD) u promovua “Epoka e Inteligjencës Artificiale”, një libër i shkruar nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, ish-CEO i Google, Eric Schmidt dhe Daniel Huttenlocher, një shkencëtar kompjuterik amerikan.

Paneli i ftuar përbëhej nga botuesi, Rexhep Hida, përkthyesi, Krenar Hadëri, si dhe përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe instituti i edukimit “Harry Fultz”.

- Advertisement -

Libri “Epoka e Inteligjencës Artificiale” shqyrton mënyrën se si Inteligjenca Artificiale po transformon shoqërinë njerëzore në mënyrë të thellë dhe rrënjësore. Tre mendimtarët e shquar amerikanë eksplorojnë ndikimin e IA në fusha si siguria, ekonomia, rendi shoqëror dhe vetëdija njerëzore.

- Advertisement -

Ky libër paraqet një analizë të thellë mbi mënyrën si Inteligjenca Artificiale po revolucionarizon sektorë si mjekësia, arsimi dhe shumë të tjerë, duke shënuar një epokë të re dhe të veçantë në zhvillimin e teknologjisë, raporton atsh.

Aktiviteti u ndoq me interes edhe nga nxënësit e shkollës profesionale “Harry Fultz” në profilin IT dhe Informatikë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat