spot_img
E martë, 24 Mars, 2026
21:22
HomeKosovaEpopeja e Dukagjinit / Ahmeti e deputetë të Kuvendit të Kosovës bëjnë...

Epopeja e Dukagjinit / Ahmeti e deputetë të Kuvendit të Kosovës bëjnë homazhe në Gllogjan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe ish-eprori i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, kryetarë Komunash kanë bërë homazhe me rastin e 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Homazhet u zhvilluan në Gllogjan, në përkujtim të betejës së 24 marsit 1998, kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përballën me forcat serbe që kishin rrethuar fshatin.

- Advertisement -

Të pranishmit vendosën lule dhe bënë nderime pranë varrezave të dëshmorëve, duke kujtuar sakrificën e të rënëve në këtë betejë, e cila konsiderohet ndër ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së në Dukagjin.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, ndërsa beteja e Gllogjanit mbetet një nga përballjet më të njohura të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. /EO

Epopeja e Dukagjinit, Haxhiu: Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat