Një rrjedhje masive prej rreth 3 milionë dokumentesh nga dosja e pedofilit Jeffrey Epstein ka zbuluar ekzistencën e një depoje sekrete që shërbeu si “arkivë e tmerrit” për vite me radhë.
Sipas një raportimi të fundit nga gazeta britanike “The Telegraph”, Epstein kishte përdorur detektivë privatë për të zhvendosur prova kyçe nga prona e tij në Florida pak para bastisjes së famshme të policisë në vitin 2005. Kjo depo, e ndodhur pranë Palm Beach, përmbante materiale komprometuese që mund të dridhin elitën botërore.
Çfarë u gjet brenda kasafortave? Në gjashtë njësitë e kasafortave të përdorura nga Epstein gjatë një periudhe 16-vjeçare, janë ruajtur:
-
3 kompjuterë dhe dhjetëra hard-disqe (disa prej të cilëve i ka sekuestruar FBI).
- Advertisement - -
29 libra me adresa që përfshijnë kontaktet më të fuqishme të kohës.
-
Video-kaseta dhe DVD me adoleshente në momente intime.
-
Manuale për “skllave seksi” dhe fotografi të panumërta nudo të viktimave.
Pastrimi i vilës para bastisjes Autoritetet amerikane dyshojnë se Epstein u informua paraprakisht për bastisjen e tetorit 2005. Kur policia hyri në vilë, ajo ishte “e pastruar” tërësisht. Pajisjet e kamerave të sigurisë ishin zhdukur, duke nxitur spekulimet se Epstein ka incizuar fshehtas të gjithë personat e rëndësishëm që e vizitonin atë, përfshirë figura si Donald Trump, me të cilin në atë kohë ndante jetën sociale në Florida.
Zhdukja e materialeve nga depoja mbetet një mister, pasi nuk dihet nëse FBI arriti të gjejë gjithçka apo nëse një pjesë e arkivës së shantazhit është ende “në qarkullim” në duar të panjohura.



