spot_img
E enjte, 21 Maj, 2026
01:18
HomeKulturëErnest Koliqi, themeluesi i novelës moderne shqiptare

Ernest Koliqi, themeluesi i novelës moderne shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 20 maj të vitit 1903 lindi në qytetin e Shkodrës, Ernest Koliqi, shkrimtar, studiues, përkthyes dhe pedagog.

Koliqi pati një ndikim të thellë në mendimin dhe kulturën shqiptare të shekullit XX. Ai u edukua në Kolegjin Saverian dhe u diplomua për letërsi në Universitetin e Padovës.

- Advertisement -

Ernest Koloqi arriti të ndërthurte traditën shqiptare me frymën moderne europiane, duke sjellë një qasje të re në letërsinë dhe kritikën letrare. Vlerësohet si themelues i novelës moderne shqiptare, pasi përmes veprave si “Hija e Maleve” dhe “Tregtar Flamujsh” ai, solli  stil të ri narrativ dhe psikologjik në prozën shqipe.

Përtej krijimtarisë letrare, Ernest Koliqi dha një kontribut të rëndësishëm në arsim dhe kulturë si ministër i Arsimit (1939–1941), duke ndikuar në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare përmes botimeve dhe revistës letraro-kulturore “Shkëndija”.

- Advertisement -

Përmes botimit të serisë folklorike “Visaret e Kombit” dhe drejtimit të katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin “La Sapienza”, ai kontribuoi në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare edhe në diasporë dhe në arenën ndërkombëtare.

Ernest Koliqi u nda nga jeta më 15 janar 1975.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat