Ernest Muçi u shfaq në foto me Milot Rashicën, ndërsa ky veprim ka trazuar rrjetin në Turqi. Më saktë bëhet fjalë për situatën te Trabzonspori ku fantazisti shqiptar është i huazuar.
Rashica po ashtu është përfolur për një kalim te Trabzonspori. Futbollisti i Beshiktashit nuk ka pasur periudhën më të mirë të mundshme, për këtë mundësia e lëvizjes është konkrete.
Çështja e Muçit po ashtu mbetet në ajër. Ish-lojtari i Tiranës do i kushtojë Trabzonsporit disa miliona, nëse kërkon që t’i zotërojë kartonin.
Muçi dhe Rashica luajtën bashkë te Beshiktashi në edicionin e kaluar. E ardhmja e tyre mbetet për t’u vendosur.



