Fabrika e mishit “Apetit” përfshihet nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Për të ndalur zjarrin që ka përfshirë fabrikën e cila gjendet në Milloshevë të Obiliqit, ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Zjarri thuhet të jetë aktivizuar rreth orës 05:00.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse si shkak i zjarrit ka të lënduar, por që dëmet duket të jenë mjaftë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe njësitë policore.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, duke konfirmuar ngjarjen ka theksuar se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka theksuar Ahmeti.



