spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
01:19
HomeKosovaDrejtësiaFamiljarët e heronjve të UÇK-së përkrahin marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17...

Familjarët e heronjve të UÇK-së përkrahin marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pikërisht në 29-vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, familjarët e tyre, nga vendi i rënies së heronjve në Pestovë, shprehën mbështetje të qartë për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Në këtë ditë përkujtimi dhe nderimi, familjarët theksuan se sakrifica e heronjve dhe e gjithë popullit për liri nuk mund të vihet në dyshim dhe se drejtësia për çlirimtarët është obligim moral, kombëtar dhe historik.

- Advertisement -

Mbështetja për marshin po vjen gjithandej, nga të gjitha kategoritë e shoqërisë, nga familjarë dëshmorësh, veteranë, qytetarë, intelektualë, artistë e të rinj, si thirrje e përbashkët për drejtësi të paanshme dhe larg politikës.

Marshi “Drejtësi, jo politikë” është edhe në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke ritheksuar se drejtësia për ta është drejtësi për Kosovën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat