spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:39
HomeKosovaDrejtësiaFamiljarët e pakënaqur me vendimin: Pleskoviqi duhet të dënohet më shumë

Familjarët e pakënaqur me vendimin: Pleskoviqi duhet të dënohet më shumë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas seancës janë deklaruar nëna dhe motra e dy viktimave të Pleskoviqit.

Nëna e dy viktimave tha se ka qenë Milloshi ai që i ka vrarë dy djemtë e saj.

- Advertisement -

‘‘M’i ka myt dy djem Milloshi, 29 vjet i kanë pas’’, ka thënë ajo.

Ndërsa motra e viktimave tha se vendimi i Gjykatës prej 15 viteve është shumë pak dhe se, Pleskoviqi duhet të dënohet më shumë.

- Advertisement -

Ajo ka thënë edhe se i dënuar për krime lufte i ka njohur viktimat pasi që ka qenë në lagje me ta.

‘‘Ai mi ka myt vllaznit e mi, edhe pak është gjykata që e ka dënu, pak është, ato duhet përjetë se qeshtu po bëjnë edhe po shkojnë. Ai i ka ngjoftë vllaznit e mi, ai po paraqitet që s’i ka ngjoftë po qaty në mahall tonë janë kanë ata, ai është Milloshi. Pak është dënimi, shumë pak është dënimi. Ai mi ka masakruar vllaznit e mi. Pak është, shumë duhet. Nuk është që mi ka myt veç vllaznit e mi, ai i ka myt krejt edhe të Prizrenit që janë kanë. Krejt nanat po kajnë. Pak është kjo që e ka dhanë gjykata. I ka nxanë vllaznit e mi në mal, i ka myt edhe i ka masakruar’’, ka thënë ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat