spot_img
E shtunë, 14 Mars, 2026
01:38
HomeKulturëFan S. Noli, figura poliedrike e kombit shqiptar

Fan S. Noli, figura poliedrike e kombit shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 13 mars të vitit 1965 në Florida, të SHBA-së, ndërroi jetë një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, Fan Stilian Noli.

Rrugëtimi i tij jetësor iu kushtua në mënyrë të konsiderueshme veprimtarive të lidhura me politikën kombëtare.

- Advertisement -

Fan S. Noli lindi më 6 janar 1882 në Ibrik Tepe, pranë Edrenesë. Vetë do të pohonte se, prejardhjen e kishte nga Kolonja.

Kishtaria ishte një busull që e drejtoi jo vetëm drejt priftërisë por edhe e motivoi edhe në përkushtimin ndaj kauzës kombëtare. Gjithë jetën e tij produktive ia kushtoi veprimtarive dhe politikës kombëtare shqiptare, përkthimit dhe krijimtarisë letrare.

- Advertisement -

Fan Noli ishte një prej shqiptarëve që bëri shumë më tepër vepra se bashkëkohësit e tij: përktheu në shqip shërbesat e Kishës Ortodokse, përktheu kryevepra të letërsisë botërore, shkroi poezi politike, ishte klerik, themelues i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, deputet dhe kryeministër i Shqipërisë në të njëjtën kohë, etj.

I vendosur ne SHBA, i dha zë shqipes, duke mbajtur për herë të parë liturgji në gjuhën amtare, në kishën e Bostonit.

Në 27 dhjetor 1923 u zgjodh deputet i Korçës, ndërsa më herët kishte qenë deputet i Kolonisë së Amerikës. Ai ishte figura kryesore e Lëvizjes së Qershorit të 1924-ës dhe u zgjodh kryeministër pas përmbysjes së qeverisë së Iljaz Vrionit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat