spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:15
HomeKulturëFan S. Noli, figurë qendrore e kulturës kombëtare

Fan S. Noli, figurë qendrore e kulturës kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 6 janar të vitit 1882 lindi Fan S. Noli, figurë e shquar e kombit shqiptar.

Noli ishte gjeni i letrave, dramaturg, muzikant, politikan, klerik dhe diplomat. Ai përktheu më shumë se 30 botime dhe tekste të ndryshme, ndër to dhe libra fetare, lutjesh dhe falënderimesh, duke qenë njohës dhe folës i 7 gjuhëve të huaja.

- Advertisement -

Roli i tij si klerik ortodoks, ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për Kishën Ortodokse Shqiptare, por edhe për identitetin kombëtar dhe kulturën shqiptare.

Noli ishte figura kryesore e Lëvizjes së Qershorit 1924. Figura poliedrike e Nolit do të fokusohej në vitet ’30 në një spektër tjetër përpjekjesh krijuese, në atë të muzikologjisë. Në vitin 1935 Noli, i njohur gjerësisht si klerik dhe politikan, iu kthye njërit prej pasioneve të tij të hershme, muzikës.

- Advertisement -

Në moshën 53-vjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Nju-England, në Boston, ku u diplomua më 1938. Para se të shtypej për botim, monografia “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”, u mbrojt prej Nolit si temë diplome.

Përmes këtij studimi, Noli mori gradën shkencore të shkallës së parë në muzikë. Interesi i Fan Nolit për muzikën nisi në kishë. Ai u njoh si themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Boston të SHBA, më 1908 dhe u bë reformatori i mirëfilltë i saj.

Reforma kishtare e Nolit solli të kënduarit shqip në kishë. Të kënduarit në “kishën e Nolit” bëhej me kor të përzier (burra e gra), ashtu siç këndohen në Perëndim meshat, oratoriot, requiem-et e madrigalët, por që ishin himne të Kishës Ortodokse dhe më kryesorja, të përkthyera prej tij dhe kënduara të gjitha në shqip.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat