spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
12:32
HomeKulturëShowBizFansat dyshojnë se në shtëpinë e famshme po konsumohet drogë

Fansat dyshojnë se në shtëpinë e famshme po konsumohet drogë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat dhe kureshtje të madhe tek publiku.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për sjelljet e dy banorëve brenda shtëpisë.

- Advertisement -

Në video shihet Edi tek kuzhina e jashtme, i cili merr një qese të vogël në dukje me diçka të bardhë brenda dhe e fut fshehurazi në xhep.

Gjatë të njëjtit moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen: “Kështu mundem?”, ndërsa menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda.

- Advertisement -

Këto lëvizje të çuditshme kanë ngjallur dyshime të shumta dhe videot janë shpërndarë gjerësisht në TikTok, Instagram e X, me fansat që komentojnë pa ndalur për atë çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë.

Ata dyshojnë se në kese kishte drogë, por deri më tani, produksioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth këtij momenti, ndërsa publiku vazhdon të diskutojë e të kërkojë përgjigje për sjelljen enigmatike të banorëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat