Një burrë zbuloi një thesar ari me vlerë prej 800,000 dollarësh, derisa ishte duke ndërtuar një pishinë në kopshtin e tij në Francë.
Ai kishte informuar autoritetet lokale në muajin maj dhe ata e lejuan atë të mbante arin pasi nuk vinte nga një vend arkeologjik, tha të mërkurën këshilli në qytetin lindor të Neuville-sur-Saone.
Ai gjeti “pesë shufra ari dhe shumë monedha” të varrosura në qese plastike, raportoi gazeta lokale Le Progres.
Policia zbuloi se ari ishte blerë ligjërisht dhe ishte shkrirë rreth “15 ose 20 vjet më parë” në një rafineri aty pranë.
Meqenëse shufrat e arit kishin numra unikë që mund të gjurmoheshin, policia arriti të përcaktojë se ato nuk ishin vjedhur.
Sipas Le Progres, kodi civil francez i shekullit të 19-të e përcakton thesarin si “çdo gjë të fshehur ose të varrosur mbi të cilën askush nuk mund të provojë pronësinë e tij dhe që zbulohet thjesht rastësisht”.
“Pronësia e një thesari i përket atij që e gjen atë në pronën e vet”, thuhet në kod, sipas mediumit.
Komuna tha se pronari i mëparshëm i kopshtit ka vdekur dhe se si përfundoi ari atje mbetet një mister.
Pronarë të tjerë shtëpish kanë gjetur thesare të vlefshme në pronën e tyre vitet e fundit.
Në vitin 2024, një çift nga Kalifornia Veriore zbuloi monedha të rralla me vlerë 10 milionë dollarë që datojnë që nga vitet 1800, ndërsa bënin një shëtitje në pronën e tyre.
Në vitin 2023, një burrë në Gjermani gjeti të fshehura në apartamentin e tij shufra ari dhe monedha që vlerësoheshin në mbi 150,000 dollarë.
Një vit më parë, më shumë se 260 monedha ari të zbuluara nga një çift britanik nën dyshemenë e kuzhinës së tyre gjatë rinovimeve u shitën në ankand për gati



