Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Limaj ka bërë thirrje që nderimi për heronjtë të mos mbetet vetëm një veprim protokollar, por të shërbejë si reflektim për çmimin e lartë që populli i Kosovës ka paguar për lirinë dhe ndërtimin e shtetit.
Ai kritikoi ashpër sjelljet e papërgjegjshme në raport me shtetin, duke thënë se respekti i vërtetë ndaj dëshmorëve tregohet përmes punës dhe përgjegjësisë së përditshme institucionale, e jo vetëm me vizita vjetore.
Sipas ish-komandantit të UÇK-së, zhvillimet aktuale në botë po vërtetojnë rëndësinë dhe lavdinë e luftës çlirimtare të viteve 98-99 si momentin kyç të historisë kombëtare shqiptare.



