spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
00:56
HomeKosovaFatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit

Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku u konstatua se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, tha se presidentja Osmani “shkeli kushtetutën dhe duhet të marrë përgjegjësi”.

“Presidentja jonë ka kriju pasiguri juridike dhe si rast duhet me marrë përgjegjësi”, tha Limaj.

- Advertisement -

“Presidentja e ka shkelë Kushtetutën që e ka pranu konstituimin e kuvendit jokushtetues dhe ka dhënë mandat një njeriu të pazgjedhur”, tha Limaj në Pressing.

“Duhet të marrë përgjegjësi”, ripërsëriti Limaj, që sipas tij nënkupton “dorëheqje”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat