spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
20:36
HomeKosovaFatmir Sheholli ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje shtesë

Fatmir Sheholli ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje shtesë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka lëshuar një komunikatë për arrestimin e Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh.

Në komunikatë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është kryer me asistencë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

- Advertisement -

Ai është ndaluar për 48 orë dhe njësitet e policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimit e Shehollit.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftim.

Arrestohet Fatmir Sheholli, Sveçla: I dyshuar për përfshirje në spiunazh

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat