spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
01:16
HomeKosovaDrejtësiaFaton Peci përfundon në Prokurori, paralajmëron padi kundër

Faton Peci përfundon në Prokurori, paralajmëron padi kundër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prishtinë, 30 Janar 2026 – Ish-Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është paraqitur sot në Prokurori për të dhënë sqarime lidhur me një kallëzim penal të ngritur ndaj tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Përmes një reagimi të ashpër menjëherë pas dëshmisë, Peci ka bërë të ditur se sulmet ndaj tij janë të orkestruara dhe të bazuara në shpifje.

- Advertisement -

Përballja në Prokurori

Peci deklaroi se ishte i hapur dhe transparent para organeve të drejtësisë lidhur me procesin e granteve në Ministrinë që ai drejton. Ai theksoi se roli i tij ka qenë plotësisht konform ligjit, duke hedhur poshtë pretendimet e LDK-së.

Akuzat ndaj Paris Gurit: “Vota të vjedhura dhe kallëzim i rrejshëm”

Ministri nuk ka kursyer as akuzat direkte ndaj ish-deputetit të LDK-së, Paris Guri, i cili ishte iniciatori i kallëzimit penal. Peci e cilësoi Gurin si “ish-deputet të zgjedhur me vota të vjedhura të mërgatës”.

“Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallëzimit të rrejshëm penal ndaj ish-deputetit me vota të vjedhura të mërgatës,” paralajmëroi Peci, duke shtuar se ky është një kundërsulm ndaj asaj që ai e quan “fushatë shpifjesh dhe insinuatash të paqena”.

- Advertisement -

“Nuk më ndalin punët e mëdha”

Përkundër proceseve ligjore dhe presionit politik, Peci u shpreh i vendosur për të vazhduar detyrën e tij. Ai i siguroi qytetarët se tentativat për “baltosjen e emrit” nuk do ta pengojnë në punët e tij për Kosovën.

“Sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën!”, përfundoi ai mesazhin e tij me moton “Vazhdojmë!”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat