spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:44
HomeKulturëFatos Kongoli vjen para lexuesit me një libër të ri, “Ballo me...

Fatos Kongoli vjen para lexuesit me një libër të ri, “Ballo me maska, ose shakaja e fundit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Kongoli, vjen para lexuesit me një libër të ri. Nën titullin “Ballo me maska, ose shakaja e fundit” ai ritakon krijimet e tij letrare.

“Kam përfytyruar një takim me personazhet e librave të mi. Është një shkrimtar që unë e quaj Katos Fongoli dhe në këtë ballo me maska, personazhet e autori, janë mbledhur në një pikë turistike që quhet askund”, tha Kongoli.

- Advertisement -

Për Kongolin, libri i ri synon të gjejë përgjigje për një pyetje që e bren.

“Gjithë libri vërtitet rreth një pyetje ekzistenciale që ka ky, cili do të ishte epitafi më i përshtatshëm që do të vihej në gurin e varrit tim”, tha ai.

- Advertisement -

Autor i disa veprave pas viteve 1990 dhe po aq, një prej të paktëve që përmes letërsisë ka synuar të bëjë paqe me të shkuarën duke kërkuar falje, sot, ai tregon domethënien e këtij udhëtimi letrar, raporton Balkanweb.

“Gjithë librat që kam shkruar kanë qenë një mënyrë që të kuptoj veten, synimi im ka qenë të kuptoj e të zbërthej veten. E keni kuptuar? Gjej Kompromise!

Libri i fundit është përtej një testamenti, një pasqyrë për të parë vetën dhe letërsinë ftohtë dhe me nostalgji si ditët e panairit në nëntor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat