spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeKosovaFehmi dhe Xhevë Lladrovci: Përkujtimi i Heroizmit të pashuar mes (mos)reagimeve të...

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci: Përkujtimi i Heroizmit të pashuar mes (mos)reagimeve të liderëve institucional dhe politik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Perkujtimor: Në përkujtim të dëshmorëve kombëtarë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, shumë liderë politikë shprehën respektin dhe mirënjohjen e tyre për kontributin e jashtëzakonshëm të çiftit në luftën për liri.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte ndër të parët që reagoi, duke i cilësuar Fehmiun dhe Xhevën si themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shembuj të idealit të pastër të luftëtarëve për liri. Haradinaj kujtoi përjetimet e tij personale me ta, sidomos gjatë betejave të ashpra të luftës, duke theksuar vendosmërinë dhe guximin e tyre deri në rënien heroike në Drenicë.

- Advertisement -
storm-rks.com
Fotoja vetëm për ilustrim

Poashtu, nga opozita, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu mirënjohjen e tij për sakrificën sublime të Fehmiut dhe Xhevës, duke theksuar rolin e tyre kyç në luftën për liri dhe rëndësinë e përjetësimit të veprës së tyre.

Nga ana tjetër, reagimet e liderëve institucionalë erdhën më vonë gjatë ditës. Kryeministri Albin Kurti, në një postim të mëvonshëm, nderoi kujtimin e çiftit Lladrovci dhe bashkëluftëtarëve të tyre, duke theksuar që sakrifica e tyre mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua liria e Kosovës. Megjithatë, vonesa në reagimet nga disa liderë të institucioneve shtetërore, si dhe mosreagimi i të tjerëve, siç janë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Konjufca, janë për t’u kritikuar nga opinioni publik.

- Advertisement -

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci mbeten ndër figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke u kujtuar çdo vit për sakrificën e tyre të përbashkët dhe përpjekjet e palodhura në rrugën drejt lirisë së vendit/ storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat