spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:52
HomeKulturë“FemFest”, festivali që bashkon teatrin dhe muzikën, i dedikuar fuqisë së gruas

“FemFest”, festivali që bashkon teatrin dhe muzikën, i dedikuar fuqisë së gruas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë bëri me dije se do të mbështesë edicionin e katërt të festivalit “FemFest 2025” me shfaqjen teatrale “L’audacia delle ribelli” (Guximi i rebeleve).

Shfaqja është e kompanisë “Liberipe Valery” dhe do të përfshijë një lexim me muzikë live nga Stefania Rosso dhe Matteo Castellan.

- Advertisement -

“FemFest”, tashmë në edicionin e 4-të të tij, është një festival i dedikuar fuqizimit të femrës me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për çështjet themelore si barazia mes gjinive dhe të drejtat e grave.

Tema e këtij edicioni është solidariteti, një vlerë thelbësore në luftën kundër dhunës ndaj grave.

- Advertisement -

Të pranishmit do të mund të ndjekin një përzierje të teatrit dhe muzikës që përfshin epoka të ndryshme dhe shtron pyetje ende aktuale, për të treguar historinë e guximit femëror në histori.

Aktivitetet e “FemFest” do të zhvillohen në Tulla Center.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat