Ngritja e temperaturave ka rritur numrin e turistëve që po vizitojnë bregdetin shqiptar.
Por, ndryshe nga se ndodh zakonshëm turistët shqipfolës pos kushteve që ofrojnë hotelet, i kanë shtuar edhe atë që në dhomat e tyre të kenë qasje të pandërprerë në kanalet e Big Brother Vip Albania.
Një pronar i një hoteli, i ka thënë Storm se me një kërkesë të tillë nuk kishin hasur më herët.
“Të gjithë pushuesit që vinë qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova apo vendet tjera ku ka shqiptarë, kërkesa e tyre kryesore është që të kenë qasje në programet ku shfaqet Gjesti. Ne e kemi plotësuar këtë kërkesë duke paguar pakon dhe duke iu ofruar pushuesve qasje”.
Kurse një menaxher i një hoteli tjetër në Durrës ka thënë se ata janë nderuar me hyrjen e Gjestit në BBVA.
“Duke qenë se dy programet e Big Brother janë me pagesë, në këtë periudhë nuk kemi pasur mundësi që ta ofrojmë. Por kemi pasur gatishmëri nga shumë pushues që ata të japin mjetet për ta blerë pakon dhe t’ua ofrojmë atyre qasjen në tv në dhomat e tyre”.
Ai ka bërë të ditur se janë moshat e mesme dhe mosha e tretë që po vijnë në këtë kohë në plazh që po e bëjnë një kërkesë të tillë.



