Një poster me fotografinë e presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Richard Grenell që po përflitet se do të marrë një post të ri në administratën e re, është shfaqur në shumë pjesë të kryeqytetit.
Posteri që mban mbishkrimin: “Make Kosova great again”, nuk dihet se nga kush janë vendosur.

Mbetet të shihet në ndërkohë nëse një porosi e tillë është si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, aty ku një ditë më parë u shfaqën posterët me hartën pjesë e së cilës është Kosova.



