spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
23:50
HomeRajoniFerit Hoxha takim virtual me homologë nga 40 vende: Përpjekje ndërkombëtare për...

Ferit Hoxha takim virtual me homologë nga 40 vende: Përpjekje ndërkombëtare për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë sot në një takim virtual të nivelit të lartë, të organizuar nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Takimi bashkoi homologë nga mbi 40 vende për të diskutuar krizën e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në rajon.

- Advertisement -

Në një postim në platformën “X”, ministri Hoxha theksoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare – diplomatike, politike dhe jo vetëm – për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare jetike.

Image

- Advertisement -

Ngushtica e Hormuzit është një arterie kryesore për transportin global të naftës dhe gazit, dhe mbyllja e saj ka pasoja të rënda për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik botëror.

“Diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet”, shkruan Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat