spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
22:36
HomeKosovaFestat e fundvitit, rikthehen kolonat në kufi

Festat e fundvitit, rikthehen kolonat në kufi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të dhënat e fundit nga pikë kalimet kufitare të Kosovës, tregojnë se edhe sot vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata në dy pikat kufitare Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas raportit të orës 07:53 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shoferët që kalojnë përmes Merdares po presin 40-60 minuta për të kaluar kufirin hyrje, ndërsa dalja nga Kosova përmes kësaj pike zgjat nga 3 deri në 5 minuta.

- Advertisement -

Ndërkaq te Dheu i Bardhë pritejet për të hyrë janë po ashtu 40-60 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është 300 metra.

Pikat e tjera kufitare pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat