spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeKulturëFestivali magjik i muzikës “Lumina” sjell dy net të jashtëzakonshme në Korçë

Festivali magjik i muzikës “Lumina” sjell dy net të jashtëzakonshme në Korçë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Festivali i muzikës elektronike Lumina solli dy net të mbushura me emocion, energji dhe ritme të fuqishme, duke kapërcyer çdo pritshmëri të publikut. Atmosfera elektrizuese dhe performancat e artistëve e bënë këtë ngjarje një përvojë unike për adhuruesit e muzikës elektronike.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë se Korça është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme. Mbrëmja e dytë e Lumina Electronic Festival përfundoi me një superatmosferë. Muzika elektronike, natyra dhe të rinjtë u bënë një dhe e ndezën Korçën për dy net rresht.

- Advertisement -

Të rinjtë, vendas dhe turistë, u entuziazmuan, në një atmosferë që vështirë të përshkruhet me fjalë.

“Kjo është Korça që po ndërtojmë bashkë, një qytet që rreh ndryshe, që jeton me ritmin e kohës dhe që frymëzon të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj përvoje unike”, shkroi kryebashkiaku Sotiraq Filo në rrjetet sociale, ku edhe ndau një album me pamjet nga mbrëmja e fundit, që e cilësoi si “magji nën yje”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat