spot_img
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
03:39
HomeKosovaFestoi me 'kusia' fitoren e Kurtit, Berisha: E ftova në luftë, por...

Festoi me ‘kusia’ fitoren e Kurtit, Berisha: E ftova në luftë, por refuzoi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zafir Berisha ka dal me një status në rrjetet sociale duke zbuluar se një nga personat që po festonin me “kusia” fitoren e Albin Kurtit, e njihte qysh nga viti 1998, në mërgim.

Berisha ka shkruar se e kishte ftuar personin në fjalë që t’i përgjigjej luftës, por ky i fundit kishte thënë se kishte problem me zemrën dhe e kishte refuzuar bashkëngjitjes së UÇK-së.

- Advertisement -

Tutje Zafa ka treguar se ishte befasuar kur pas 27 vitesh, e kishte parë të njëjtin person shëndosh e mirë, me zemër të “shëruar”, duke festuar për Kurtin.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Rastësisht pashë disa video ku disa “patriotë” të ardhur nga Perëndimi festonin me “kusia”, për fitoren babait e tyre.
Sinqerisht, u shqetësova për shëndetin e tyre mendor dhe mendova me vete: a thua ende ka njerzë të këtij niveli në shoqërinë tonë?

Kulmi i komedisë ishte kur pashë njërin, që nuk i kishte mbetur asnjë dhëmbë në gojë, duke bërtitur “baba, baba”.

Të njëjtit njeri e kisha njohur në vitin 1998, kur unë isha mërgimtar dhe ndjeva obligim moral e kombëtar t’i përgjigjem luftës për lirinë e Kosovës, ai thoshte se ishte i sëmurë nga zemra.

Sot, pas 27 vitesh, del shëndosh si “kollomoq” vetëm se zemra i qenka shëruar mrekullisht, ndërsa ka mendja paska rrëshqit pak, dhe me vones kish ardhën me “çliru” Kosovën me grykën e “kusis”!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat