Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se për tifozët turq janë ndarë gjithsej 700 bileta për ndeshjen e rëndësishme të „play-off“-it për kualifikimet e Botërorit „FIFA World Cup 2026“.
Ky numër biletash i është alokuar tifozërisë mysafire në përputhje me rregulloret e sigurisë dhe kapacitetin e stadiumit „Fadil Vokrri“ në Prishtinë, i cili mbledh rreth 13,900 shikues. Pjesa tjetër e stadiumit pritet të jetë e mbushur plotësisht nga përkrahësit e „Dardanëve“, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë për këtë përballje historike.
Ndeshja do të zhvillohet nesër mbrëma, duke filluar nga ora 20:45. Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka përfunduar stërvitjen e fundit nën urdhrat e përzgjedhësit Franco Foda, ndërsa delegacioni i Turqisë pritet të arrijë në kryeqytet gjatë orëve të vona të ditës së sotme.
Interesi për këtë takim është jashtëzakonisht i lartë, pasi fitorja do t’i dërgonte „Dardanët“ drejt ëndrrës së madhe për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.



