spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:46
HomeSportFFK humb arbitrazhin ndaj Federatës Rumune

FFK humb arbitrazhin ndaj Federatës Rumune

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar apelin e Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s në lidhje me ndeshjen që u zhvillua në Ligën e Kombeve në nëntor të vitit të kaluar.

Kombëtarja e Kosovës kishte braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, për shkak të thirrjeve anti kombëtare nga tifozët e Rumanisë.

- Advertisement -

FFK-ja kishte apeluar në CAS ndaj këtij vendimi dhe kishte kërkuar që UEFA t’i mbajë përgjegjës rumunët për braktisjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6 mijë eurosh nga UEFA.

Reagimi i CAS-it:

- Advertisement -

“Një seancë dëgjimore u zhvillua në selinë e CAS në Lozanë më 24 mars 2025. Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën një vendim të njëanshëm për t’u larguar nga fusha në mungesë të një drejtimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për zhvillimin e ndeshjes së braktisur. Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës ishte marrë për shkak të disa brohoritjeve dhe megjithëse janë të papranueshme, dhe subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga kombëtarja e Kosovës. I takonte arbitrit të vendoste për hapat që do të merren.. Për më tepër, Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës qartazi refuzuan të ndiqnin udhëzimet e gjqytarit që të kthehen në fushë dhe të vazhdojnë ndeshjen. Paneli vendosi që FFK-ja, jo RFF-ja, ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Hudhet ankesa e FFK-së dhe vërtetohet vendimi i kontestuar”, thuhej në vendimin e CAS.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat