Fifi dhe Egli Tako i kanë prishur prej kohësh raportet mes tyre.
Por ‘lufta’ e tyre duket se nuk ka përfunduar.
Fifi ka reaguar së fundmi ndaj një ndjekëseje që i kishte dërguar mesazhe fyese dhe banale në rrjete sociale, në lidhje me Eglin.
Në një postim në “Instagram Story”, ajo publikoi screenshot-in e bisedës, ku gjuhës së rëndë të ndjekëses iu përgjigj me ironi, duke e quajtur “klienti i radhës të një kompanie pelenash”.
Ky reagim i artistes vjen vetëm dy ditë pas raportimeve se marrëdhënia e saj me Eglin është krisur, pasi të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe duket se kanë ndërprerë çdo kontakt.