spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:36
HomeBotaAziaFigurat kryesore të vrara në operacionet e Izraelit kundër Hezbollah-ve dhe Hamas-it

Figurat kryesore të vrara në operacionet e Izraelit kundër Hezbollah-ve dhe Hamas-it

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Izrael: Sasia e informacioneve që Izraeli ka për Hezbollahun është e jashtëzakonshme. Disa analistë spekulojnë – edhe pse kjo nuk është e konfirmuar – se ushtria izraelite mund të ketë shënjestruar një takim të Këshillit Shura për të konfirmuar Hashem Safieddine si sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm.

Izraelitët duket se e posedojnë një listë të pafundme objektivash. Është pothuajse sikur i kanë shënuar vet personat. Ata e dinë se ku ndodhen dhe në çfarë kohe. Është e qartë se Izraeli shumë e ka të infiltruar sistemin e inteligjencës brenda Libanit dhe Gazas e deri dikund edhe Iranit.

- Advertisement -

Duket se Hezbollahu nuk mund t’i shpëtojë syve që Izraeli ka mbi të. Na mbetet të presim dhe të shohim.

Izraelitët nuk kanë thënë asgjë. Zakonisht ata përpiqen të konfirmojnë që objektivi i tyre është eliminuar, gjë që natyrisht kërkon kohë.

- Advertisement -

Që nga 7 tetori, disa udhëheqës dhe komandantë ushtarakë janë vrarë në operacione të kryera nga forcat izraelite.
Vrasjet janë pjesë e një fushate të vazhdueshme të Izraelit për të eliminuar udhëheqësit e grupeve të mbështetura nga Irani, si Hezbollah dhe Hamas dhe për të dobësuar sa më shumë që të jetë e mundur komanden dhe strategjinë e këtyre grupeve.

Që nga 7 tetori, disa udhëheqës dhe komandantë ushtarakë janë vrarë në operacione të kryera nga forcat izraelite.
28 Shtator 2024, Nabil Kaouk – Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut (Vendndodhja: Bejrut, Liban)
27 Shtator 2024, Hassan Nasrallah – Sekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut – Vendndodhja: Bejrut, Liban
27 Shtator 2024, Ali Karki – Komandant i frontit jugor të Hezbollahut – Vendndodhja: Bejrut, Liban
20 Shtator 2024, Ibrahim Aqil – Komandant i lartë i Hezbollahut – Vendndodhja: Bejrut, Liban
31 Korrik 2024, Ismail Haniyeh – Udhëheqës politik i Hamasit – Vendndodhja: Teheran, Iran
30 Korrik 2024, Fuad Shukur – Komandant i Hezbollahut – Vendndodhja: Bejrut, Liban
8 Janar 2024, Wissam al-Tawil – Komandant i Hezbollahut – Vendndodhja: Majdal Selem, Liban
8 Prill 2024, Ali Ahmad Hussein – Komandant i Hezbollahut – Vendndodhja: as-Sultaniyah, Liban
2 Prill 2024, Mohammad Reza Zahedi – Komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit – Vendndodhja: Damask, Siri
2 Prill 2024, Mohammad Hadi Haji Rahimi – Komandant i IRGC – Vendndodhja: Damask, Siri
31 Mars 2024, Ismail al-Zin – Komandant i Hezbollahut – Vendndodhja: Kunin, Liban
1 Janar 2024, Saleh al-Arouri – Zëvendëskryetar i Byrosë Politike të Hamasit – Vendndodhja: Bejrut, Liban
25 Dhjetor 2023, Sayyed Razi Mousavi – Këshilltar i IRGC – Vendndodhja: Damask, Siri

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat