Presidenti i SHBA Donald Trump urdhëroi vendosje të tarifave dhe viza për Kolumbinë pasi ky vend refuzoi të pranonte dy avionë ushtarakë amerikanë që transportonin emigrantë që po depërtoheshin, si pjesë e planit të Trumpit për largimin e emigrantëve të paligjshëm.
Fillimisht kërcënimi ishte me 25 për qind “tarifa urgjente” për të gjitha mallrat që vijnë në SHBA, të cilat më pas do të rriteshin në 50 për qind brenda një jave.
Trump tha se administrata e tij do të vendosë një “ndalim udhëtimi dhe heqje të menjëhershme të vizave” dhe “sanksione të vizave” për zyrtarët e qeverisë, si dhe anëtarët e familjeve dhe mbështetësit e tyre.
Trump shkroi se lëvizja e presidentit kolumbian Petro, “vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike të Shteteve të Bashkuara”.
Petro me anë të një njoftimi në X, ku i kishte bashkëngjitur një video të emigrantëve të depërtuar në Brazil, duke ecur në një pistë me duar dhe këmbë të frenuara, e kishte arsyetuar vendimin si çështje humanitare.
“Emigranti nuk është kriminel dhe duhet trajtuar me dinjitetin që meriton një qenie njerëzore. Kjo është arsyeja pse i ktheva avionët ushtarakë amerikanë që mbanin emigrantë kolumbianë”, tha Petro.
Petro shtoi se vendi i tij do të priste kolumbianët në “avionët civilë” dhe “pa trajtim si kriminelë”.