spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
06:16
HomeKosovaZgjedhjet 2025Fillon procesi i rinumërimit të 50 vendvotimeve

Fillon procesi i rinumërimit të 50 vendvotimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ ka deklaruar se rinumërimi po bëhet për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda kutive në vendvotime.

- Advertisement -

KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim të 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, e po ashtu edhe rinumërim të plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatë na 35 vendvotime.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ekzistojnë mospërputhje të rezultateve, e këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë.

- Advertisement -

“Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat