Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth 40 minuta me vonesë, pasi ishte thirrur për orën 10:00.
Në këtë seancë pritet zgjedhja e nënkryetarit serb, i cili e ka mbajtur peng konstituimin e Kuvendit.
Para fillimit të saj, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë një thirrje sensibilizuese për gratë dhe vajzat në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
“Në emër të Kuvendit i bëjmë thirrje të gjitha grave që të bëjnë mamografinë. Apelojmë te vajzat e reja që të vetëdijesohen për kontrolle. Ekzaminimi sot mund të shpëtojë një jetë nesër. Bëjmë thirrje për solidaritet, shpresë dhe ndërgjegjësim për këtë sëmundje”, tha Basha.



